Shqipëria e Madhe “kërcënim”,Haradinaj i përgjigjet Vuçiç:”Kosova po kërkon atë që i takon”

0
390
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, i përgjigjet presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas replikave për Shqipërinë e Madhe. Harandinaj thotë se për sa kohë i duket i rrezikshëm Serbisë, atëherë është në rrugën e duhur. Ai ironizon se Vuçiç nuk duhet të bëhet nervoz për sa kohë Kosova po kërkon vetëm atë që i takon.

Sipas Haradinaj, për të shmangur atë që ai paralajmëroi një ditë më parë, referendum me Shqipërinë Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB.

Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës. Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, shkruan Haradinaj.

 

Zjarr Tv Ad