Shqipëria heq vizat me shtetin ‘miroskopik’, me sipërfaqe sa një lagje e Tiranës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit.

Qeveria shqiptare miratoi vendimin që u bë publik sot.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme,”-shkruhet në njoftim e bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Vendimi do hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Federata ndodhet në Karaibe dhe përbëhet nga dy ishuj Shën Kristoferit dhe Nevisit. Ajo ka sipërfaqe prej 261 km2, ndërsa kryeqyteti ynë ka sipërfaqe 1.110.03 km2.

Nuk dihet ende arsyeja e marrjes së këtij vendimi dhe çfarë e lidh këtë Federatë me shtetin tonë.

Federata është shteti sovran më i vogël në hemisferën perëndimore, përsa i përket sipërfaqes dhe popullsisë.

 

Zjarr Tv Ad