Shqipëria i jep lamtumirën Euro 2024 me një humbje ndaj Spanjës mes emocionesh

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka mbyllur rrugëtimin në Kampionatin Europian të futbollit duke u eliminuar në fazën e grupeve.

Aventura e kuqezinjve u mbyll me humbjen 1-0 ndaj Spanjës duke u pozicionouar të fundit në Grupin B.

Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.

Për herë të para Shqipëria e nisi një ndeshje në dizavantazh, por kuqezinjtë e kishin të pamundur të riktheheshin në lojë. Në pjesën e dytë, ekipi i Sylvinho-s tentoi gjithçka për gjithçka, krijuan më shumë raste, por as kaq nuk mjaftoi duke dalë duar bosh.

Me 1 pikë në 3 ndeshje, Shqipëria e mbyll aventurën Evropiane në vendin e fundit, por këto kanë pak rëndësi, fituam shumë eksperiencë për t’u rikthyer shumë shpejt në nivele të tillë.

Grupi B u mbyll me dramë, me Italinë që barazoi 1-1 në fund ndaj Kroacisë. Me këtë rezultat, axurrët kalojnë tutje si vend i dytë (4 pikë), ndërsa Kroacia s’ka shpresa me 2 pikë në vendin e 3-të.

Zjarr Tv Ad