Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, eksperti i sigurisë: Jemi gati në një shpallje lufte

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria, vend i NATO-s me efekt të menjëhershëm ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin këtë të mërkurë. Këtë  e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

Ai e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me “prova të pakundërshtueshme”, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani. Këto sulme kanë synuar që të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë. Edhe SHBA konkludon se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani. Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quan përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.

Fabian Zhilla,  Pedagog dhe Ekspert Sigurie, u shpreh se Shqipëria është gati në shpallje lufte me Iranin. Sipas tij ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, do të thotë që ka ngelur vetëm sa të themi që u kemi shpallur luftë. Ai ka shtuar që sulmi ka ardhur për të penguar ceremoninë e Samitit të muxhahedinëve të MEK.

“Irani është fuqia e 4 në botë për fuqinë kibernetike. Ka ekipet e saj të sponsorizuara. Sulmi u bë për të treguar që të mos lejohet festa e MEK. Ne jemi gati në një shpallje lufte me Iranin. Ka ngelur vetëm sa ta themi.” tha eksperti, Zhilla.

Burimi: Abcnews.al

Zjarr Tv Ad