Shqipëria u mund nga Anglia në Uembli, zyrtari i FSHF-së shpërthen ndaj kritikëve

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria zhvilloi një paraqitje për t’u harruar ndaj Anglisë në Uembli. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin e thellë 5-0 nga “Tre Luanët”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Pas humbjes, tifozë dhe shumë figura të njohura të sportit nuk ngurruan të kritikonin futbollistët dhe trajnerin e Kombëtares, shqiptare, Edi Reja për paraqitjen e zhvilluar në Uembli.

Për këto kritika ka reaguar edhe zyrtari i FSHF-së Andi Verçani i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërthyer duke bërë komente fyese ndaj kritikuesve.

Një gjest aspak i bukur nga një zyrtar i FSHF-së që nuk përmban dot vetën në një situatë delikate.

“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit

Zjarr Tv Ad