“Shqiponja” bën bashkë Shqipërinë me Kosovën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, krerët e politikës janë bërë bashkë për një foto, për të shënjuar këtë çast, i cili do mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve. Ata kanë bërë duart si shqiponjë, simbolin historik të shqiptarëve. Zyrtarët si nga Kosova dhe Shqipëria, na kanë treguar edhe një herë tjetër këtë emblemë, dhe sa krenarë ndihemi ne si popull.

Vlen të theksohet fakti se në konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra për Serbinë. Sipas kryeministrit Rama, është e papranueshme sjellja e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se Shqipëria është e interesuar të ketë marrëdhënie strategjike me Serbinë, por kjo e fundit nuk duhet të ndryshojë fytyrën.

Po ashtu Rama nuk u kursye edhe me zyrtarët europianë, teksa u shpreh se nxjerrin justifikime për Kosovën, dhe nga ana tjetër përkedhelin Serbinë.

Zjarr Tv Ad