Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Që prej orëve të para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat “Shqiponja” dhe Forca e Rendit kanë mbërritur në zonën e Unazës së re, teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtesave pa leje.
Kështu ka nisur aksioni për shembjen e katër banesave private, që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri të Kasharit. Banorët janë larguar vullnetarisht nga banesat, pasi janë njoftuar paraprakisht për shembjet.
Mbërritja e policisë që në orët e mëngjesit ka alarmuar qytetarët e Unazës së re, të cilët kanë dalë në rrugë, por janë larguar pa asnjë incident, pasi kanë parë që shembja bëhet për Bulevardin e Kasharit.