“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha është shprehur se po burgoset pa të drejtë dhe se po kyçet në shtëpi pasi i ka ngjallur tmerrin kryeministrit, Edi Rama.

Berisha i kërkoi shqiptarëve të zgjohen, duke theksuar se beteja po bëhet për të drejtat e tyre.

“Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara”, u shpreh ai.

Sali Berisha: “Gjykata sot do të vendosë për masat ndaj Sali Berishës. Dakord, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Berishën pa kaluar në Kuvend, pse duhet kyçur në shtëpi Sali Berisha pas asnjë fakt e provë, për shkak se i ka ngjallur tmerrin

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Shqipëtarë zgjohuni! Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonjëse po burgosem pa të drejtë. Kjo s’është betejë për opozitën ndonjëse partisë më të madhe opozitare iu është vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri.

Është betejë për lirinë e shqiptarëve. Një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, këtë betejë do e fitojmë.”

Zjarr Tv Ad