‘Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ne të Kosovës’, habit aktori i humorit

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një deklaratë të bujshme ka bërë aktori i humorit në Kosovë, Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today”, ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.

“Ne nuk jemi krahinën e Shqipërisë. Këtë duhet me kuptuar Shqipëria. Unë e kuptoj që Shqipëria i ka disa komplekse që nuk e ka një trajner si Toni Kuka, Majlinda Kelmendi, nuk e ka Rita Orën, Dua Lipën…e kuptoj.

E kuptoj xhelozinë që nuk e kanë një Xherdan Shaqiri, një Granit Xhaka, a po më kupton, por ne nuk duam ke shkuar andej.

Ne jemi dhe më të mirë në futboll, ne kemi dhënë dhe kontribut shumë të madh…ne i kemi mësuar si të jenë tifozë të mirë dhe atëherë ça me mbetet mua që unë kur të udhëtoj mos udhëtoj më nga Kukësi, por të udhëtoj nga Rozhaja. Se e di me e bojkotu këtë gjë”, tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad