Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly ka thënë se ka pasur një bisedë “shumë të sinqertë” me kryeministrin shqiptar pas pretendimeve të diskutueshme të Sekretares së Brendshme Suella Braverman mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që përpiqen të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Independent.
Cleverly, duke folur nga një takim i ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, i tha agjencisë së lajmeve PA se ata e kishin diskutuar këtë çështje kur ai foli me kryeministrin Rama gjatë javës.
“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshëm, që është një numër shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve.
Sigurisht që kemi diskutuar situatën dhe bisedat që janë bërë nga të dyja palët.
Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, unë dhe ai patëm një një bisedë të sinqertë”
Edi Rama akuzoi me zemërim Braverman për “diskriminim” ndaj bashkatdhetarëve të tij për të shpërqendruar nga dështimet e politikës së saj pasi ajo e ngriti çështjen në Commons në fillim të kësaj jave, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar po vuante një “pushtim”, thuhet me tej ne shkrimin e The Independent
Ndërkohë më herët, Downing Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”.
Rreth 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit. Por asnjë kalim nuk është regjistruar nga Ministria e Mbrojtjes gjatë tre ditëve të fundit. Totali i përkohshëm deri më sot për vitin 2022 është 39,913.