Sot reshje shiu në gjithë vendin, shtrëngata e shkarkesa elektrike. Ja si parashikohet moti të dielën

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E shtuna dhe e diela do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut nisin që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.

Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare do ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.

Zjarr Tv Ad