Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati! Përmbyten disa hektarë tokë në Krujë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur në zonën e fshatin Murqinë të Krujës, nga ujërat e lumit Ishëm, i cili për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe prurjeve të mëdha, ka dalë nga shtrati.

Reshjet që vijojnë tashmë prej orësh, dhe kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet ndjeshëm e për pasojë të dalë nga shtrati në disa pika.

Sipas raportimeve nga News24, më problematike, situata paraqitet në fshatin Murqinë, ku është përmbytur dhe rruga e lagjes fundore të këtij fshati e cila aktualisht është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

Gjithashtu, prezencë uji nëpër ara ka dhe në fshatrat Bilaj, Derven, Mallkuc etj.

Zjarr Tv Ad