Bamir Topi kujton 21 Janarin dhe zbardh bisedën me Bashën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka kujtuar në prag të përvjetorit të radhës së 21 janarit ditët para dhe pas protestës së dhunshme, që u pasua me katër viktima dhe dhjetëra të plagosur në bulevard.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Topi theksoi se Rama i braktisi protestuesit në Bulevard, ndërkohë që sipas tij, ai duhet të ishte personi që duhet ti orientonte dhe udhëhiqte ata.

“Zoti Rama duhet ta drejtonte, por ai iku dhe i la të dhunonin dhe të dhunoheshin. Një drejtues politik i orienton njerëzit. Braktisja në mënyrë të qëllimshme është përgjegjësi e zotit Rama”, theksoi Topi.

Më tej, ish-presidenti Topi ka zbardhur dhe bisedën me Lulzim Bashën, i cili atë kohë mbante postin ministrit të brendshëm.

“Thirrja ka qenë për vetëpërmbajte dhe për të eliminuar çdo episod dhune, se palët kishin humbur arsyen”, u shpreh Topi.

Bamir Topi: Ishte një protestë që nisi si paqësore, por kaloj në një të dhunshme. Këtu e kam fjalën për pjesën që i takon opozitës. Ajo që nuk kam pranuar nga kjo protestë është kalimi i limiteve, dhe e dyta që nuk e kam kuptuar asnjëherë, ka qenë braktisja e kësaj protestë nga ai njeri që duhet ta drejtonte. Zoti Rama duhet ta drejtonte, por ai iku dhe i la të dhunonin dhe të dhunoheshin. Një drejtues politik i orienton njerëzit. Braktisja në mënyrë të qëllimshme është përgjegjësi e zotit Rama.

Bashën e mora ti shprehja shqetësimin time se çfarë po ndodhte. Thirrja ka qenë për vetëpërmbajte dhe për të eliminuar çdo episod dhune, se palët kishin humbur arsyen. Kemi një arsye të pushteti të mazhornacës që errësohet dhe të opozitës që errësohet.

Zjarr Tv Ad