VEMJET MUND TË PREKIN FRONIN, POR S’BËHEN KURRË MBRETËR!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Shpend Gashi

Ka një arsye se pse Shqipëria ka arritur në këto nivele. Për 33 vite të gjithë këta që bëjnë të revoltuarin dhe ulërasin për drejtësinë i puthnin duart Berishës, Nanos, Ramës, Metës. Shumica i urrejnë se u hoqën nga puna, apo se nuk u eci skema “meqë hanë ata, pse mos të ha dhe unë”, apo ku e di unë se për çfarë, ndërkaq në fushata u linte shëndenë zëri duke bërtitur me histerizëm. E shumë budallakina të tjera si këto. Analizë e politikës e varur thellësisht nga mbushja e xhepit që s’u mbush kurrë.

Tanimë na del Spak-u i lustruar në mënyrë të neveritshme me legjendat amerikane. Kanë ardhur Amerikanët dhe po vendosin se ç’do bëhet këtu. Amerika do bëjë këtë kryeministër, ose do bëjë atë. Saliu s’fiton dot se ka Amerikanët kundër etj etj.

Qëndrojmë pak këtu. Nëse prezumohet se këto idiotësitë që thuhen lart e poshtë janë të vërteta atëherë për cilën drejtësi po flisni? A ka vlerë fjala drejtësi kur masa injorante pranon me vetëdije të plotë se DEMOKRACIA ËSHTË PO TA VENDOSIN AMERIKANËT?

Këtu nuk po kërkohet drejtësi, këtu po kërkohet GJAK!

Kthehemi tek precedenti tjetër i SPAK-ut të famshëm. Pos gjithë shkeljeve proceduriale dhe një lëmshi që s’ka njeri me 2 paré tru në kokë mos me e kuptu, morën në pyetje dhe shantazhuan Gazetarin Qyno. Ndërkaq morën duartrokitje dhe ovacione nga “shqiptarët liridashës” dhe Qynon e shkretë e bënë leckë, si kavje të Berishës apo edhe Rusëve.

Tanimë disa struktura më të forta dhe më solide se “SPAK-u ynë amerikan” i kërkojnë që të tërhiqen nga çdo veprim apo mekanizëm bllokues ndaj gazetarit dhe akoma ASGJË nga Fronti i Prokurorisë DIVINE.

Ça po bën Spak-u për pezullimin e veprimeve ndaj Qynos, apo fajin e ka përsëri Saliu?

Ju LIRIDASHËSIT AMERIKANË DHE TË SË DREJTËS DIVINE, ku e keni zërin kritik? Apo keni frikë?

Nëse nuk e kuptoni as tani dystandardësinë, atëherë ta gëzoni Diktaturën e Prokurorëve dhe Qeverisjen e Kuislingëve!

I neveritur se në ç’derexhe kemi përfunduar!

Zjarr Tv Ad