Në fushën specifike të migracionit, shtetasit shqiptarë thyejnë një tjetër “rekord”, kësaj radhe në Irlandën e largët.
Sipas burimeve zyrtare të aeroportit të Dublinit, të zbardhura nga gazeta The Journal.ie, gjatë vitit që po mbaron janë pikërisht shqiptarët në majën e listës së personave që u është refuzuar hyrja në territorin e Irlandës.
Të dhënat përfshijnë vetëm refuzimet në kufirin brenda aeroportit, që duke qenë Irlanda një ishull janë gjithsesi një pjesë e mirë e refuzimeve totale.
Shkrimi për refuzimin e shqiptarëve në mediat irlandeze
Sipas të dhënave, 487 nënshtetas shqiptarë janë refuzuar të kalojnë kufirin, për arsye që shpesh herë kanë të bëjnë me mungesën e dokumentacionit, por edhe nga precedentët penalë të personave në fjalë, shkruan a2.
Shqiptarët ndiqen nga pas nga brazilianët (459), gjeorgjianët (365), kurse më larg gjenden bolivianët dhe afrikanët jugorë.
Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2016, shqiptarët që banojnë në Irlandë në mënyrë të rregullt ishin 727.
Aeroporti i Dublinit
Një shifër relativisht modeste kjo, por që e analizuar bashkë me të dhënat e refuzimeve, mund të çoj deri aty ku mund të thuhet që Irlanda po zbulohet nga bashkëqytetarët tonë si një destinacion gjithmonë e më shumë i preferuar për të ndërtuar një jetë të re.
Një paradoks i hidhur deri diku, duke menduar që deri disa dekada më parë, Irlanda ishte burim i madh i migracionit nga Evropa, i përqendruar në veçanti në Shtetet e Bashkuara ku irlandezët formojnë një nga komunitetet më të rëndësishme