“Shqiptarët po na pushtojnë”, Princ Leka “ i kthehet” analistes angleze: Po përmirësojmë shoqërinë tuaj

0
479
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë një temë “e nxehtë” në ishull jo vetëm mes konservatorëve dhe laburistëve , po mbi të gjitha ka pushtuar faqet e para të mediave.

Së fundi, ka qenë komentatorja e krahut të djathtë Sophie Corcoran ajo që ka kthyer në vëmendje çështjen e emigrimit masiv, por ka marrë një koment të papritur.

“Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë, Nëse nuk është pushtim, çfarë është?”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

Ka qenë vetë Princ Leka ai që nuk ka nguruar të kthejë një përgjigje, për t’i treguar Corcoran se në fakt ka një perceptim të gabuar.

Për Princ Lekën, integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e Mbretësisë së Bashkuar është një përmirësim dhe jo e kundërta.

Zjarr Tv Ad