Shqiptarët pyjeve të Francës, Rama s’do të dijë, vazhdon grabitjen!

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Nga Petrit Vasili/

Qindra shqiptarë, që tentojnë të shkojnë drejt Anglisë janë të izoluar pa komunikim dhe pre e trafikantëve dhe krimit të organizuar në pyjet dhe bregdetin e Francës

Këta qindra shqiptarë janë tashmë më të rrezikuar se kurrë.

Për Edi Ramën këta shqiptarë nuk ekzistojnë.

Mbi Edi Ramen rëndojnë disa pyetje shumë serioze:

[1️⃣] .Cilat janë veprimet shtetërore dhe komunikimi me qeverinë franceze për këtë fenomen kaq të rëndë?

[2️⃣] .Çfarë është bërë për evidentimin e saktë të vendndodhjes dhe numrit të qytetareve të ngujuar pyjeve dhe bregdetit të Francës?

[3️⃣] .Sa prej këtyre qytetarëve rezultojnë të zhdukur apo të humbur?

[4️⃣] .Sa prej tyre janë nëpër spitalet franceze duke u trajtuar ?

[5️⃣] .Sa prej tyre kanë arritur të kalojnë në Angli?

[6️⃣] .Nga ata që kanë kaluar në Angli sa prej tyre trajtohen nga qeveria dhe ku?

[7️⃣] .Cilat janë pritshmëritë e zhvillimeve të kësaj problematike sipas të dhënave të Shërbimeve Inteligjente?

[8️⃣] .A janë evidentuar individët dhe grupet kriminale, që organizojnë këtë veprimtari dhe a janë marrë masa per izolimin e ndalimin e tyre?

[9️⃣] .Cilat janë masat e marra për dekurajimin e këtij fenomeni kriminal që po merr dimensione kritike?

[🔟] .Perse nuk bëhen publike qëndrimet konkrete të Anglisë dhe Francës për këtë problematike si dhe masat e marra prej tyre?

Edi Rama është shumë i zënë me grabitjen e inceneratorëve, tenderave sekretë dhe koncesioneve dhe për këtë shkak shqiptarët largohen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Zjarr Tv Ad