Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 773. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste pozitive, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Sipas ministrisë rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus. Në total janë shëruar 470 persona.
31 persona kanë humbur jetën –Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në dy spitale 36 paciente– Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 320 207
Shkodër 110 74
Krujë 105 11
Durrës 42 38
Fier 37 32
Kurbin 31 3
Korçë 19 19
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 9
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 4 2
Mallakastër 1 1
Mat 1
Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.