Shtatë të mbytur pas përmbysjes së barkës me emigrantë në ishullin Lesbos

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Athinë – Dy fëmijë, katër gra dhe një burrë u mbytën kur një anije që i mbartte ata u përmbys në ishullin grek të Lesbos të martën, tha roja bregdetare.

57 të tjerë u shpëtuan në operacionin që po vazhdon ende këtë mëngjes. Nuk janë dhënë hollësi mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Shumë refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë detin Egje nga Turqia, një udhëtim i shkurtër por i rrezikshëm i goditur shpesh nga moti i keq.

 

Zjarr Tv Ad