“Shtëpia e Lirisë” dërgon në KQZ kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar kërkesë zyrtare në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit. Zyrtarisht në këtë koalicion janë LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, ndërsa Sali Berisha është përjashtuar.

Por, edhe pse Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës është përjashtuar nga KQZ dhe nuk u lejua të regjistrohej zyrtarisht në KQZ, ish-kryeministri ka nisur fushatën në 6 bashkitë pa kryetarë për të prezantuar kandidatët e tij.

Kandidatët e zgjedhur nga anëtarësia e PD që mbështet Sali Berishën, janë:

Ardian Muka – Bashkia Durrës

Bardh Spahia – Bashkia Shkodër

Elton Bano – Bashkia Lushnjë

Hekuran Xhani – Bashkia Rrogozhinë

Lulzim Vrana – Bashkia Vorë

Premtim Kryemadhi – Bashkia Dibër

Zjarr Tv Ad