Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e atij mikut, Armir SHKURTI: Miku është si peshku.Pas 3 ditësh qelbet!

0
1625
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir SHKURTI

Larje truri me proverba?

Atdheu nuk është shtëpi por atdhe! Por, meqë do kryeministri fjalë të urta, ka një tjetër:

Miku është si peshku. Pas 3 ditësh qelbet!

Ne afganët s’i kemi miq! Kurrë në histori s’na ka puqur gjë.

Më trishtojnë shumë shqiptarë të mirë, të dhembshur, që në emër të njerzillëkut ( manipuluar edhe nga sofizmat dhe patetizmi i propagandës ramiste ) shprehin mëshirë dhe gadishmëri për pritjen e mijëra afganëve. Pa e vrarë hiç mendjen për pasojat. Pa menduar për albanorragjinë që po vdes kombin! Për dhjetra mijë shqiptarë të shpërngulur nga atdheu me metodat e Çubrilloviqit: duke u rënuar dhe stresuar jetët. Duke u hequr mundësitë e mirëqenies, madje edhe të jetesës, në emër të “të bërit shtet”.

A ka moral* kjo situatë, kur mallëngjehemi me mikun afgan, të lebetitur nga një tërheqje e beftë e amerikanëve, ndërkohë që nuk ua ndjen për shpopullimin e vendit të tyre? Për largimin e ajkës? Për zbrazjen nga pjesa më aktive dhe pjellore, ajo që mban të freskët kombin shqiptar?

A është e shëndshme për një vend me terezi të prishur të kthehet në kamp muxhahidinësh lënë rrugëve, afganësh të lebetitur dhe turli fatkeqi që arratisur prej mëmëdheut të tij? Nga 3.3 milion në 1990 sot, në 2021 jemi ( zyrtarisht ) 2.8 milionë! Nga një ekonomi ( kaotike në fakt, por ) e tregut të lirë, 8 vitet e fundit kemi një ekonomi monopoliste. Nga pluralizëm dhe demokraci e brishtë sot jemi totalitarizëm dhe oligarki.

Nëse po bëhemi bujarë dhe zemërdhembshur me një mik ( që as e dinte e as e dinim që ishim miq ) ka të ngjarë që në vend të ndajmë bukën, të dyfishojmë hallet dhe varfërinë e njëri – tjetrit.

Pra, ju o shpirtmirë ( e kam për ju që jetoni në atdhe ) keni gëlltitur salepin propagandistik të Edi Ramës. Atë me të cilin ju ve në sedër se “dera jonë është e mikut”, “zakonet e Shqiptarit”, ” ata të mjerët” etj.

E kam përsëritur vazhdimisht. Një rol ka në gjeopolitikë kjo satrapi e Perandorisë e quajtur Shqipëri: Stabilitetin. E kur satrapi del aq i zellshëm sa të zgjidhë edhe halle të mëdha të botës, si armët kimike, muxhahidinët, afganët, “Porta e Lartë” e sheh me sy të mirë dhe nuk e ndërron , madje as me Lulin…

* moral

/ˈmɒr(ə)l/

  1. concerned with the principles of right and wrong behaviour.

“the moral dimensions of medical intervention”

Të ngjashme:

virtuous, good, righteous, upright, upstanding, high-minded, right-minded, principled, proper, honourable, honest, just, noble, incorruptible, scrupulous, respectable, decent, irreproachable, truthful, law-abiding, clean-living, chaste, pure, blameless, sinless

Të kundërta:

immoral, bad, dishonourable

  1. holding or manifesting high principles for proper conduct.

“he prides himself on being a highly moral and ethical person”

Zjarr Tv Ad