Shtëpia u dogj e gjitha, Rama surprizon familjen në kushte ekstreme

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me anë të një video, ku shkon në shtëpinë e Llazar Kuqit, në Kuqen të Elbasanit, e cila ndodhet në kushte ekstreme varfërie.

“Pa koment, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, teksa publikon videon.

Familjes Kuqi i është djegur shtëpia, ku kreu i qeverisë premtoi që do ndërtohet shumë shpejt nga e para dhe se ndërkohë do të sistemohen në një shtëpi tjetër.

Kryeministri tha se ka shumë probleme, ndaj do punohet për të bërë maksimumin.

Rama i tha të zonjës së shtëpisë e cila ka probleme shëndetësore, se do i çonte një televizor që ta kishte vetëm për vete, në mënyrë që ta shohë sa herë që ta marrë malli.

Ai iu premtoi se për tre muaj maksimumi, shtëpia e re do të jetë gati.

Zjarr Tv Ad