“Shtëpinë ta ka blerë PD-ja”, Enton Abilekaj sqaron akuzat: E bleva para 12 vitesh kur në pushtet ishte Berisha e Basha, atëherë isha në opozitë me Ramën dhe Metën

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” gazetarët Enton Abilekaj dhe Dritan Hila u përfshinë në një debat që degradoi deri në fyerje personale.

Pasi Abilekaj i drejtua Hilës me fjalët “lëpirës ordiner”, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i thënë se Abilekaj është paguar nga opozita, pasi edhe shtëpinë ia kanë blerë ata.

Gazetari Enton Abilekaj ka sqaruar të gjitha akuzat e hedhura ndaj tij në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se prej 12 vitesh jeton në një apartament modest, për të cilin ka bashkëpunuar vetëm me bankën ku ka marrë kredinë.

Ai thotë se në kohën kur bleu shtëpinë në pushtet ishte Berisha dhe Basha, ndërsa ai vetë ishte në opozitë me Ramën dhe Metën. Sipas tij, nëse nëse shtëpinë do ia kishte dhënë Berisha, atëherë nuk do të mund të ishte në opozitë kundër tij.

Reagimi i plotë:

Nje sqarim i nevojshem per disa akuza te panevojshme.

Mbreme, teksa u perballa me nje akuze ne emisionin Open mendova se nuk duhet ta konsideroja, per faktin se behej fjale per nje shpifje banale. Te gjithe ata qe me njohin e dine se jetoj ne nje apartament modest prej 12 vjetesh per te cilin kam bashkepunuar vetem me banken ku mora kredine.

Ne ate kohe ne pushtet ishte Berisha dhe Basha ndersa Meta dhe  Rama se bashku me mua ishin ne opozite. Nese opozita e atehershme do me kishte dhene shtepi, pra Rama, me logjike te thjeshte i bie qe nuk do beja opozite me Ramen dhe qeverine e tij sot. Nese do ma kishte dhene Berisha qe qeveriste 12 vjet me pare, nuk do mund te isha ne opozite me qeverine Berisha dhe nuk do isha ne nje front me PS qe nuk ishte bere akoma Rilindje.

Sot eshte e kunderta, Berisha, Basha dhe Meta jane ne opozite ndersa Rama ne pushtet. Per mua eshte njesoj, jam perseri ne opozite.

Ne opozite jo per meriten time, per merite te profesionit qe kam zgjedhur dhe vazhdoj ta respektoj dhe sigurisht i barazlarguar nga partite per merite te profesionit. Ne nje front me opoziten e sotme, por jo pjese e saj, madje mosbesues ndaj saj.

Ky sqarim nuk do te ishte i nevojshem ne nje ambient mediatik pa kamikaze te telekomanduar politikisht, qe perdorin shpifjet per te relativizuar apo zhurmuar mendimin kunder. U kerkoj ndjese atyre qe po lexojne keto radhe dhe atyre qe ndoqen dje sherrin banal ku u perfshiva une gabimisht. Ndoshta rashe pre e nje provokimi dhe shkela etiken profesionale, dhe bezdisa ata qe na ndiqnin per te degjuar opinione dhe mendime ne vend te sulmeve personale.

Diçka duhet bere qe te ndahen pazarxhinjte shetites nga gazetaret qe kerkojne te verteten dhe mbrojne interesin e vendit dhe publikut. Dicka e forte, qe te qartesoje dhe vleresoje profesionin tone, qe fijet qe e lidhin me pushtetin e parane e vjedhur te mos jene te padukshme per publikun. Qe fyerjet dhe sharjet personale te mos mbulojne dot pazaret dhe kulisat ne emer te nje profesioni, qe eshte pré e diktatit te regjimit po aq sa cdo profesion qe duhet te jete i lire. Duhet bere diçka e pangjashme me ate qe ndodhi mbreme.

Zjarr Tv Ad