Elmaz Sherifi: Rama është i tmerruar nga gjendja e PS, Bushati u rikthye sepse nuk kundërshton kryeministrin

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elmaz Sherifi, gjatë në një interviste të dhënë për “FaxNews” ka komentuar kabinetin e ri qeveritar të bërë publik nga kryeministri Rama dhe riaktivizimin e Ditmir Bushatit si funksionar në Partinë Socialiste.

Kreu i partisë LDP theksoi se Rama ndihet i tmerruar nga gjendja e Partisë Socialiste ku sipas tij deputetët pritet të përfundojnë një nga një në SPAK.

“Pa Taulant Ballën Partia Socialiste nuk do të fitonte zgjedhjet. Taulanti konsiderohet pjesë e një grupimi politik i cili konkurron brenda PS, duke u fuqizuar për tu bërë lider i ardhshëm i kësaj partie. Xhafa dhe Balla janë dy deputet më të votuar. Duhen të ndahet interesat publike dhe ato të partisë”, u shpreh fillimisht ai.

Elmaz Sherifi foli edhe për rikthimin e bujshëm të Ditmir Bushatit i cili sipas tij nuk kundërshton kryeministrin në të kundërt do të largohet.

“Nuk ka asgjë të veçantë në këtë qasje. Ata që votohen më shumë ata goditen më shumë, zoti Bushatit ju hoqën të gjitha funksionet e tij publike po ashtu edhe tek Partia Socialiste. Kurse tashmë Bushati ka kuptuar filozofinë si funksionon në PS, mund të ikësh brenda orës nëse e godet Ramën. Shpesh Bushati ka vlerësuar Ramën dhe kryeministrit i pëlqen ky lloj politikani. Bushati ka punuar dhe nuk ka kundërshtar Ramën.

Rama ishte gjithë kohës i mërzitur dhe ankthin e shprehu dje në rrugë të kamufluar, ata që kuptojnë gjuhën politike e kuptojnë që dje Rama tregoi problematiket që e shqetësojnë brenda PS . Ai theksoi që duhet ndryshim rrënjësor brenda partisë. Hoqi sekretariatin brenda partisë. Për Edi ka rëndësi ka partia që ti bënte gjitha këto veprime, aty ka emërime dhe ç’emërime por ata e pranojnë sepse kanë përfitime të tyre personale. Nëse nuk do bëhej ky ndryshim mund të shndërrohet PS si partia e Pasokut në Greqi. Rama është i shqetësuar, sepse partia e tij është shumë e dobët dhe e paorganizuar. Nëse opozita nuk do kishte gabuar me listat e përbashkëta atëherë PS do të ishte humbëse e madhe. Këtë që bën Rama është një model politik dhe mediatike nuk ka të bëjë me një qeveri serioze. Rama është i tmerruar nga gjendja e partisë që mund të pastrohet nga SPAK. Deputetet e PS një nga një po lënë mandatet e tyre, priten largime të tjera deri në 10 shtator.

Në PS ka një politikë individuale ku nuk kanë rëndësi ministrat të cilët bëjnë çdo gjë për mediat dhe jo për programe. Ata nuk përgatisin një program dhe projekt me ekspertët e fushës, ministrat janë thjesht formal që zbatojnë urdhra të kryeministrit. Asnjë ministë nuk kundërshton. Unë kam qenë minitsër me PS, në 2004 unë si kryetar i komisionit të ligjeve kam përgatit në kundërshtim me buxhetin e kryeministrit të asaj kohe. PS ka një trashëgnimni të keqe që vjen nga partia e punës, por për një kohe të shkurtër kjo parti ndryshoi falë drejtuesve të PS, aktorëve politik që ishin në kryesi dhe ministra që nuk pranuan diktatin e krytarit Nano. Nuk ka rëndësi kush është minitsër pasi ata zbatojnë urdhrat e kryeministrit. Theksoj që mungon transparenca në qeverisjen e Ramës. Brenda PS nuk ka vullnet demokratik ku nëse ngre zërin shkarkohesh”, përfundoi Elmaz Sherifi./FaxNews

Zjarr Tv Ad