Riquelme: “Messi do të rikthehet tek Barcelona”

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juan Roman Riquelme beson që Leo Messi do të fitojë trofeun e Champions Leagues me klubin e ri të Partis Saint Germanit.

Ikona argjentinase ka bërë këtë parashikim të guximshëm ku thekson se Messi do të rikthehet sërish tek Barcelona për të mbyllur karrierën në “Camp Nou”.

Fituesi i 6 herë i “Topit të Artë” i ndërpreu lidhjet me Barçën këtë verë pasi pa vështirësi financiare të klubit katalanas, që e bëri të pamundur që ai të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin që shpenzoi rreth dy dekada.

Messi tani po bën një fillim të ri në Francë, si pjesë e një skuadre tjetër të mbushur me yje, dhe Riquelme mund të shohë një bashkatdhetarin e tij të fitojë gjëra të mëdha tek Parisi dhe të rikthehet sërish në Barcelonë.

“Shpresoj që Messi të shijojë Parisin. Nuk e di nëse është e çuditshme, por të gjithë jemi të emocionuar që e shohim atë duke shijuar lojën me Kylian Mbappe dhe Neymar. Unë mendoj se Messi do të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG dhe do të mbyllë karrierën në Barcelonë”, është shprehur Riquelme.

Pasi dështoi rinovimi me Barcelonën, PSG intervenoi menjëherë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, duke i ofruar kontratë dy-vjeçare me një pagë stratosferike prej 35 milion eurove për vit.

Zjarr Tv Ad