Shtrenjtimi i çmimeve rrit të ardhurat në arkën e shtetit, qeveria ul shpenzimet. Ibrahimaj: Tejkaluam planin me 104%

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka hedhur një postim në rrjetin social Facebook ku thekson se janë rritur ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti. Sipas Ibrahimajt, qeveria ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% për këtë periudhë duke realizuar 326.7 miliard lekë nga 313.5 miliard lekë që ishin parashikuar.

Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.

Vlen të theksohet fakti se Shqipëria është përballur me një rritje të frikshme të çmimeve gjatë gjysmës së parë të këtij viti, gjë e cila duket të jetë indikatori kryesor në rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit. Mbetet për t’u parë nga publikimi i tabelave nga Ministria e Financave, por gjasat janë që kjo e rritje e të ardhurave ka ndodhur pikërisht në zërin e TVSH-së pasi rritja e çmimeve ka bërë që në buxhet të paguhet më shumë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Postimi i Ibrahimajt

“Më shumë të ardhura në ekonomi

Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 326.7 miliardë lekë ose 104 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë.  Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qendrueshëm të rritjes së të ardhurave.”

Zjarr Tv Ad