Shtyhen hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ja sa muaj

0
22
Former Albanian Interior minister Saimir Tahiri looks on in Tirana, Albania October 9, 2017 REUTERS/Florion Goga
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë shtytur me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish-ministrin.

Vonesa e përgjigjeve për dy letërporositë e nisura në Itali, Mal të Zi, e Katania, detyruan prokurorët e çështjes “Tahiri” të shtyjnë edhe me 3 muaj afatin e hetimeve.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, mendohet se Saimir Tahiri kishte udhëtuar drejt Malit të Zi me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje. Nga Italia pritet që të mbërrijë dëshmia e Frederiko Silvestrit, i cili dyshohet se i ka shitur një mjet lundrues grupit të “Habilajve”. Prokuroria do të vendos nëse duhet t’a dërgojë dosjen në gjykim vetëm pas mbërrimit të këtyre përgjigjeve.

Ndërsa pritet që dosja të plotësohet edhe me të dhënat për pasurinë e Tahirit dhe familjarëve të tij.

Sipas burimeve, Grupi i Habiljave ndër vite ka trafikuar drejt Italisë të paktën 3.5 ton kanabis me vlerë tregu prej 20 milionë euro. E gjithë veprimtaria e Habiljave dyshohej se mbështetej tek bashkëpunimi me Policinë e Shtetit dhe se një pjesë e përfitimeve monetare përfundonte tek ish-ministri i Brendshëm.

Ish-Ministri i Brendshëm që prej muajit maj vazhdon të hetohet në gjendje të lirë. Krimet e Rënda do të kenë kohë deri në datën 17 Prill për të vendosur fatin e kësaj dosje.

 

Zjarr Tv Ad