Shtyhet shqyrtimi i ankimit të Fredi Belerit, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 24 janar shqyrtimin e ankimit të Alfred Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Kujtojmë se kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur për të bërë betimn, ka kaluar në një kalvar gjyqësor.

Pas refuzimit të kërkesës nga Drejtoria e burgjeve, gjykata e Durrësit e përcolli për interpretim rastin në Gjykatën e lartë, e cila u shpreh se kompetenca për t’u vendosur i takonte Gjykatës së Posaçme.

Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e tij, ndërsa sot Apeli e ka shtyrë për në datën 24 janar.

Beleri, u arrestua dy ditë përpara votimeve të 14 majit nën dyshimet për shitblerje vote, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet janë mbyllur dhe ka nisur procesi ndaj tij nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ai arriti të shpallej fitues, por nuk ka mundur të bëjë betimin, akt i cili do ta zyrtarizonte atë si drejtues të bashkisë.

Zjarr Tv Ad