Shuhet babai i Bill Gates në moshën 94 vjeçare

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babai i Bill Gates, William H. Gates II

William H. Gates II, një avokat dhe filantropist i njohur, babai i themeluesit të Microsoft Bill Gates ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Gates vdiq të hënën në shtëpinë e tij në plazh, në shtetin Uashington, nga sëmundja e Alzheimerit ka njoftuar familja.

Në një nekrologji familja e cilësoi Gates si person me “angazhim të thellë ndaj barazisë sociale dhe ekonomike”, duke vënë në dukje se ai ishte nxitës për përpjekjet e para të Fondacionit Bill & Melinda Gates për të përmirësuar shëndetin global, si dhe avokimin e tij për taksimin progresiv, veçanërisht përpjekjet e pasuksesshme për të kaluar një taksë shtetërore të të ardhurave për të pasurit në Uashington.

“Mençuria, bujaria, ndjeshmëria dhe përulësia e babait tim kishin një ndikim të madh te njerëzit në të gjithë botën,” shkroi Bill Gates.

I lindur në vitin 1925, Gates Sr. u rrit në Bremerton, Uashington, ku prindërit e tij kishin një dyqan mobiljesh. Ai u bashkua me Ushtrinë pas vitit të tij të parë në Universitetin e Uashingtonit dhe ishte rrugës për në Japoni kur ajo u dorëzua në 1945.

Ai shërbeu një vit në Tokion e shkatërruar nga lufta para se të kthehej në Shtetet e Bashkuara dhe të rifillonte shkollimin, thanë familja e tij. Pasi fitoi diplomën e tij të drejtësisë në 1950, ai filloi të punojë në praktikë private dhe si avokat i qytetit Bremerton me kohë të pjesshme.

Gates formoi një firmë ligjore Seattle me dy partnerë të tjerë që u bënë përfundimisht Preston Gates dhe Ellis – tani i njohur si K & L Gates, një nga firmat më të mëdha në botë të avokatisë. Firma ishte një nga të parat që punoi me industrinë e teknologjisë në rajon.

Zjarr Tv Ad