Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur me 3 vota kundër dhe 2 pro që të mos gjobisë kompanitë që bashkëpunuan me njëra tjetrën dhe rritën çmimin e miellit në Shqipëri.
Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, bashkëpunuan me njëra tjetrën dhe rritën çmimien e miellit, dhe për pasojë u rrit edhe çmimi i bukës, duke rënduar shpenzimet në kurriz të qytetarëve.
Edhe pse fillimisht u përfol për gjobitje të këtyre kompanive, asgjë nuk ka ndodhur. Çmimi vijon të mbetet ai që vendosën këto kompani, ndërkohë që tashmë ia hodhën edhe “pa u lagur”, pasi nuk do të gjobiten, teksa “barra” bie mbi kurrizin e popullit.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.
Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:
Znj. Juliana Latifi
Z. Eduard Ypi
Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:
Znj. Leida Matja
Znj. Adriana Berberi
Z. Denar Biba