“Nuk mund të jenë vetëm 3 policë në një operacion të tillë”, Arben Hajdarmataj analizon vrasjen e oficerit: Janë shumë gabime që çuan në tragjedi

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në studion e Fax News Arben Hajdarmataj (ish-drejtues policie) u shpreh mbi vrasjen e fundit të nënkomisarit të Lezhës Saimir Hoxha duke thënë se janë shumë gabime të operacionit që cuan në këtë tragjedi.

Hajdarmataj renditi disa arsye që sipas tij mund të jenë shkak i ngjarjes së rëndë, ku theksoi faktin se nuk u mor asnjë masë parashikuese nga policia dhe numri i oficerëve në parcelë ishte shumë i ulët aq më tepër pa uniforma.

Ai shtoi se nuk mund të neglizhohet nga policia për shkak të rutinës së tyre dëmi që mund të përbëjnë persona të moshës së re në momentin që ndalohen apo kontrollohen. Një neglizhencë e tillë sipas tij dhe fakti që në zonë nuk pati asnjë mbikëqyrës apo punëtor i policisë coi në vrasjen e Saimir Hoxhës.

Duke bërë analizën për shkaqet pasi këto gjëra janë akoma të pasqaruara, si fillim minimumi një operacion ka një sërë masash të marra, kur merr informacion për një parcelë dhe me procedura normale se si do ndërhynin.

Rrethanat janë të castit ama masat mund të kenë dhe parashikime se si duhet vepruar.
Policia e Shtetit e ka detyrim ligjor të zbulojë të gjitha detajet për qytetarët, nuk jemi të qartë si ka fillu ky operacion , me cfarë baze.

Dikush thotë që ka pasur një telefonata, dikush thotë droni policisë e pikasi. Një gabim që shoh unë është që shkojnë 3 efektivë policie, pa uniformë policie.
Punëtori i policisë në zonë ka për detyrë të mbikqyrë dhe të shohë se cfarë ndodh.

Duke qenë se një i tillë nuk ka treguar se cfarë po ndodhte, 3 efektivë janë shumë pak për në atë parcelë me bimë narkotike. Është momenti i korrjes dhe për kriminelin është mjaft e rëndë kur policia e godet. Kur bëhet një plan operacioni të gjitha këto gjëra parashikohen.

Një rutinë e punës së policisë që presin me kosore rrënjët e kanabisit është jo e duhur, nuk funksionon kështu, ata thjesht duhet të identifikojnë, të hetojnë në vendngjarje. Fotografimi i vendit të ngjarjes e bën eksperti i specifikuar për këtë punë, në këtë rast nuk kemi asnjë gjë të tillë.

Arsye tjetër si shkak i kësaj tragjedie është edhe rutina e punës së tyre, sepse duke pasur cdo ditë kontakte me këtë lloj kategorie njerëzish dhe duke pas atë autoritet i shpërfill por kjo rezulton e dëmshme.

Pra neglizhenca është një faktor negativ në kryerjen e operacionit, janë veprime taktike gjatë ndalimit dhe kontrollit që janë të përcaktuara dhe në këtë rast nuk janë zbatuar.
Njëri bën verifikimin, tjetri ruan dhe vëzhgon personat në makinë.

Të gjitha këto të cojnë te tragjedia dhe akti i vrasjes makabre të oficerit të policisë”– u shpreh Hajdarmataj.

Zjarr Tv Ad