Si do të votojë PD për heqjen e imunitetit të Berishës? Mziu: Nëse nuk na pranojnë komisionet…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se ditën e nesërme me patjetër do të luhet i njëjti rol për bllokim e seancës

Ai shtoi se nëse mazhoranca nuk pranon kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve, atëherë opozita nuk do të marrë pjesë as në seancën për heqjen e imunitetit të Berishës.

Mziu: Ditën e nesërme me patjetër do të luajmë të njëjtin rol për bllokim e seancës duke bërë që mazhoranca në pak minuta të kalojë pa asnjë lloj procedure. Është e vetmja alternativë që na ka ngelur për funksionin tonë. Nëse mazhoranca sapo të fillojë seanca apo deri nesër do të mundësojë për ngritjen komisioneve hetimore patjetër do të kthehemi në normalitet.

Nëse do të ishim në normalitet Berisha ka thënë dhe ka kërkuar që deputeti të mos ketë imunitet dhe mund të votonim për heqjen e mandatit, por këtë do ta pamundësojë qeveria nëse do të ketë të njëjtën sjellje që ka pasur. Nëse nuk do të ngrihet këto komisione ne nuk bëhemi pjesë e funksionimit të kuvendit, ku do të diskutohet edhe çështja e Berishës.

Zjarr Tv Ad