Si e shikon botën një fotograf i verbër!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ian Treherne e pozicionon kamerën me saktësi të përpiktë. Gjithçka e bazon në ndjesitë e tij dhe në ndjeshmëri pasi ai është një fotograf i verbër.

Thuajse plotësisht i verbër ai tregon se gjithsesi ka aftësinë të shikojë gjëra që njerëz të tjerë nuk arrijnë t’i shikojnë dhe e shfrytëzon më së miri këtë ‘aftësi’ të tij.

Ai ka lindur thuajse i shurdhër dhe ka jetuar përherë me një aparat dëgjimi në vesh por kur ishte adoleshent, vetëm 15 vjeç, humbi edhe shikimin.

Gjatë një konsulte tek një okulist ai mësoi se gradualisht do të bëhej i verbër për shkak të një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur sindroma Usher.

Sot është 41 vjeç dhe pavarësisht gjendjes së tij përsëri ka mundur t’ia dalë vetë në jetë. Pavarësisht momenteve të vështira në jetë ai ka mundur të bëhet një fotograf mjaft i aftë dhe shprehet se kjo është mënyra e tij për të komunikuar me botën.

 

Zjarr Tv Ad