Panoramaplus.al/ Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme pasi publikoi këngën “Të dua” një dedikim i ëmbël për të bijën, Hana. Përmes vargjeve reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën.
Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”. “Edhe kur mami të gjëjë dikë / mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson / do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë,” thotë ai.
Dhe një nga njerëzit që ia di më së miri dhimbjen Mozzik është vëllai i tij Getinjo, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu. Ndonëse vetë reperi nuk është baba ai ka një lihdje të ngushtë me vëllain e tij dhe janë të pandarë.
Getinjo e ka mbështetur publikisht në rrjetet sociale Mozzik duke shkruar se kjo këngë e ka bërë për të qarë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan: “Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”
Po ashtu, pas publikimit të projektit që është vlerësuar pozitivisht nga ndjekësit në mediat online, sytë janë drejtuar nga Loredana e cila shpesh dërgon mesazhe të koduara në rrjetet sociale me postimet e saj.
As këtë herë nuk ka vepruar ndryshe. Ajo ka publikuar në Instagram një screenshot të këngës “Emotionally Scared” në orët e para të mëngjesit, pak orës pas publikimit të projektit të Mozzik.
Por, pse kjo këngë nuk është rastësore dhe ka një kuptim të fshehtë? “Emotionally scared” bazohet në faktin se Lil Baby është “i plagosur emocionalisht”. Dhe mënyra se si luhet ky motiv në këngë është se atij i është thyer zemra nga një lidhje romantike në të kaluarën. Dhe kjo e ka bërë atë tani të jetë tipi i djalit që nuk e ka idenë për t’iu përkushtuar seriozisht një gruaje, pavarësisht se si mund të ndihet ajo.
Për më tepër, ai përdor frazën titullare për të treguar se si urrejtja e ka bërë atë “të pashpirt”. Por, subjektet kryesore të kësaj kënge janë pasuria dhe krijimi i Lil Baby. Ai e paraqet veten si një individ që nga fillimet, të përulur. Kjo do të thotë se në një moment familja e tij ishte trok në mëshirë të fatit, dhe ai është dikush që shumë nga bashkëmoshatarët e tij kurrë nuk menduan se do të ishte.
“Nuk kam asgjë kundër teje/ Jemi të gjithë njerëz me probleme/ Por, jam i lodhur nga të qenurit i lodhur se jam i lodhur/ Kjo pjesë e imja ka vdekur/ E shoh, pastaj jo dhe bëj sikur jam i verbër“-thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës së publikuar nga Loredana.
Në një mbishkrim në Instagram, Mozzik shtoi se kjo është hera e fundit që ai përmend të bijën në këngë dhe tekste sepse ka vendosur të mos e përfshijë më. “Hana ime e vogël, për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak, do e kuptosh. E kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë, do të doja shumë që të mos e hapim si temë asnjëherë. Të jetojmë ashtu si na ka ardhuhr jeta. Të dua më së shumti në botë.”