Si financohet partia juaj? Agron Shehaj tregon me çfarë e mban partinë

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Shehaj, themelues i partisë “Mundësia”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për projektin e tij politik.

Shehaj u pyet nga gazetari Andi Tela, se si financohet partia e tij. Ai deklaroi se e financon me paratë e veta.

Pjesë nga biseda:

Andi Tela: Kjo partia “Mundësia” nga financohet? Kemi parë forca që krijohen që thonë financojnë njerëzit, dhurojnë, etj. Po ju, jeni vetë finacnuesi kryesor?

Agron Shehaj: Unë jam financuesi i vetëm për momentin.

Andi Tela: Pra paratë e tua nga biznesi do t’i investosh në poltiike?

Agron Shehaj: Jo nuk është investim, por kontribut. Unë po jap një kontribut.

Andi Tela: Është investim për të fituar pushtet. Që një parti të jetojë nuk ka nevojë vetëm për ditën e parë. Pra ti do të shkosh në qytete, etj.

Agron Shehaj: E financoj me paratë e mia. Do të shtrij dorën dhe do të kërkoj para të tjera për kontribut. Nëse nuk ka të tjerë, do të përpiqem me aq sa mundem.

Andi Tela: Për momentin ti je vetëm në këtë histori?

Agron Shehaj: Ishim një grup 3-4 vetë dhe e morëm vendimin. E bëra publike iniciativën. Bëmë thirrje në rrjetet sociale për të na u bashkuar, morëm me mijëra kërkesa për t’u bërë anëtarë. Bëmë një tur dhe pastaj bëmë Konventën, themeluam partinë. Nuk është në mënyrën time të të vepruarit që të josh dikë. Kam patur diskutime edhe me figura të njohura dhe deputtë të tjerë. Kam thënë unë po bëj këtë, këto janë vlerat dhe ky është qëllimi.

Zjarr Tv Ad