Si kërkon t’ia hedhë sërish drejtësisë vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi

0
1916
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas hekurave ku qëndron prej katër ditësh, Fadil Kasemi autori i vrasjes së ish-gruas së tij, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, kërkon t’ia hedhë drejtësisë për herë të dytë.

Dy vite më parë kjo manovër rezultoi e suksesshme, por nuk mund të themi të njëjtën gjë këtë herë. Ai rrezikon burgimin e përjeshtëm me akuzat e ngritura nga prokuroria, si; vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.  53-vjeçari së bashku me avokatin e tij i kanë thënë hetuesve se, krimi ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike.

Ky element, sipas avokatit kërkohet të shqyrtohet në të ardhem nga trupa gjyqësore me relator Fran Prendin. Nëse gjykata do ta pranojë kërkesën e të pandehurit për një ekspertizë psikike, atëherë ka gjasa që vrasësi i gjyqtares së Shkodrës mund të t’i shpëtojë burgimit përjetë.

Por, me ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale të hyra në fuqi më 1 gusht të këtij viti, i pandehuri nuk përfiton gjykimin e shkurtuar.

Me të njëjtën kartë, Kasëmi ka luajtur edhe në ngjarjen e ndodhur në korrik të 2015-ës. Ai tentoi të qëllonte me armë ish-bashkëshorten e tij Fildiz Hafizi, por mbeti në tentative, pasi ishin fëmijët e çiftit ata që ndërhynë për qetësimin e situatës. Deri në këtë fazë të hetimit, organi i akuzës thekson se, në të dy rastet i burgosuri ka pasur si motiv për vrasjen e Hafizit, xhelozinë.

Konfliktet në familje lidhen më kërkesën e divorcit që e ndjera kishte kërkuar ndaj Kasemit. Ky i fundit kishte shitur një apartament rreth 4 vite më parë dhe paratë sipas prokurorisë i kishte luajtur në kumar. Nëna e dy fëmijëve ishte detyruar të merrte një banesë me qira afër zonës së “Xhamllikut”, ku kishte jetuar edhe më herët.

Marrë nga Abc News

Zjarr Tv Ad