Më 1 prill 2002, Google i zbuloi botës mbarë se motori i kërkimit të tij i cili menjëherë u bë shumë popullor nuk u mundësua nga inteligjenca artificiale, por nga një shpend. Shpejtësia dhe saktësia në gjetjen e rezultateve vareshin nga një teknologji e zhvilluar nga askush tjetër përveç themeluesve Larry Page dhe Sergey Brin – PigeonRank (Rangu i Pëllumbit)- bazuar në aftësinë e pëllumbit shtëpiak (Columba livia) për të bërë dallimet në imazhe dhe për të dalluar sitet me sasi jo të vogël informacioni krahasuar me ato me më pak informacione.
Faqet që merrnin më shumë vëmendje nga këta pëllumba merrnin më shumë vlerë dhe përfundonin ndër të parat në kërkim.
Në një rast të tillë pëllumbat ishin treguar shumë më të zgjuar se vetë sistemet teknologjike të ndërtuara nga njerëzit.
TË DHËNAT E REALITETIT.
Kjo shaka pa asnjë dyshim ishte realizuar më së miri. Ajo bazohet në dy elemente “serioze”: eksperimentet e ndikimit që vepronin në pëllumbat e bëra në vitet 1900 nga BF Skinner, një psikolog amerikan dhe teoria sociologjike e “mençurisë së turmave”, sipas të cilave një masë individësh (ose në këtë në rastin e pëllumbave) të papërvojë është në gjendje të japë një përgjigje adekuate për një problem, madje këtë dukuri e ka deklaruar edhe më tepër se një ekspert i vetëm.
Pëllumbat janë testuar edhe në një tjetër rast kur disa shkencëtarë i vendosën ata të gjenin llojet e kancerit të gjirit beninje dhe malinje dhë në çdo rast duhet të shtypnin një buton në ngjyra të ndryshme ku edhe shpërbleheshin me ushqim pasi bënin përzgjedhjen dhe rezultatet treguan se pëllumbat ishin shumë të aftë në përcaktimin e diagnozës.
REZULTATET ISHIN IMPRESIONUESE:
Pas dy javësh trajnimi, zogjtë klasifikuan saktësisht imazhet në 85-90% të rasteve. Duke iu nënshtruar një serie të re të imazheve të tumoreve, ata ishin në gjendje të zbatojnë nocionet e mësuara për të dalluar ato malinje: ata ishin në gjendje, dmth të përgjithësonin, duke arritur një përgjigje të saktë prej 80%.
Në këtë pikë, shkencëtarët kanë testuar potencialin e “Renditjes së pëllumbave”: ata janë përpjekur të kuptojnë nëse numri më i madh i përzgjedhjeve në fakt korrespondon me një rezultat më të besueshëm.
Ata e kuptuan se nëse saktësia e zogjve individualë në dallimin e imazheve ishte përkatësisht 73, 79, 81 dhe 85 për qind, saktësia e të gjithë “tufës” ishte 93%.
Në këtë rast, ligji i urtësisë së turmës, vox populi (ose vox columbae), ishte i vlefshëm.