Zuckerberg thirrje qeverive: Nevojiten të tjera ligje për web-in

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne kemi nevojë për “rregulla të reja për të mbrojtur web-in nga përmbajtje të rrezikshme” dhe për ta bërë këtë ne kemi nevojë për “një rol më aktiv të qeverive”. Ai që ka nisur këtë apel është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur të botuar nga Washington Post i “kolegut”, Jeff Bezos, guru i Amazon.

Të zhgënjyer nga skandalet e fundit që kanë tronditur Facebook-un si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe në përhapjen e lajmit të rremë për të ndërhyrë në votën e amerikanëve në zgjedhjet e vitit 2016-të, Zuckerberg konfirmon nevojën për rregulla të reja “për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor , për të mbrojtur privatësinë e njerëzve dhe për të siguruar transportueshmërinë e të dhënave”.

 

Për Drejtorin e Përgjithshëm të mediave më të mëdha sociale në botë, është e nevojshme të punohet në grup me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian.

 

Zjarr Tv Ad