Si nisi përdhunimi i vajzës për 9 vite nga vëllai i njerkës! Detajet shokuese, Erjon Pelivani priste derisa largoheshin motra dhe kunati për t’u futur në banesë!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje shokuese dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Volos të Greqisë, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari vrau me pushkë kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi zbuloi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh.

Viktima e përdhunimit, e cila tashmë është 18-vjeçe, mësohet se është abuzuar seksualisht nga vëllai i njerkës brenda shtëpisë së saj.

Sipas avokatit të 50-vjeçarit, Erjon Pelivani kishte akses të hynte i lirë në shtëpi. Ai ka zbuluar se përdhunimet kanë ndodhur brenda banesës në momentin që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4-vjeç.

33-vjeçari hynte i lirë në banesë kur Fatmir Tarellari dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi.

“Padyshim i ka pritur derisa kanë ikur nga shtëpia”, tha avokati.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo është abuzuar seksualisht që nga mosha 9-vjeçare dhe kur i duheshin para, i dërgonte video intime për ta shantazhuar.

Gjithashtu vajza u ka treguar motrave të saj se ngacmohej seksualisht, por jo se ishte e përdhunuar dhe pa përmendur emrin e personit.

“Babai në orët e mëngjesit të së hënës i ka takuar për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë. Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e informoi për përdhunimet dhe shantazhet, por nuk e tregoi identitetin e personit.

Ata erdhën në zyrën time të hënën në mëngjes për të diskutuar se si të zgjidhnin problemin. Domethënë po bëheshim gati të ngrinin një padi duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Por të martën, 50-vjeçari zbuloi emrin e përdhunuesit në mëngjes pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”.

Sipas avokatit të Fatmir Tarellarit, vajza kishte në dispozicion videot me të cilat 33-vjeçari e shantazhonte, por nuk ia tregonte babait të saj.

“I tregoi vetëm sms-të që vërtetonin çfarë po thoshte”, tha avokati. “Që nga mëngjesi i së martës kur ai e mori vesh, deri në pasditen e së martës nuk kishim asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë ndodhi dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej tek autoritetet”.

Zjarr Tv Ad