Pas u largua nga rrjetet sociale dhe nga muzika për disa muaj, Elvana Gjata u kthye më e fortë se kurrë. Ajo solli projekte dhe bashkëpunime pafund, që sigurisht rezultuan shumë të suksesshme.
Për këtë arsye, Elvana ka qenë e zënë me koncerte dhe takime me fansat në vende të ndryshme të botës, mirëpo duket se pavarësisht kësaj ajo nuk e lë pas dore familjen. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instastory’ një status që ajo e kishte shkruar në vitin 2013, dedikuar familjes së saj.
“Sapo shkova në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana dhe krahas këtij statusi shkruan: “Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”.