Si shpëtoi Arbana Osmani, edhe Luizin, edhe Big Brother! Lëvizja që bëri direkt moderatorja ishte vendimtare

0
3264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtunën spektakli më i ndjekur nga shqiptarët, Big Brother, pati një të papritur të madhe: Mund të skualifikohej Luizi nga vazhdimi i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Por këtë vit Big Brother është Luizi, realisht fama e tij po mban njerëzit lidhur pas ekranit. Ai e ka fituar tashmë Çmimin e Madh, akoma pa u shpallur!

Ai ka publikun me vete ndaj Big Brother nuk mund të rrëzonte themelet e këtij sezoni, pra vetvetes. Por për pak Luizi iku dhe Big Brother do ta mbyllte sezonin, ndonëse mund të vazhdonte për inerci edhe ca javë, por shikueshmeria do të binte rrufeshëm.

Luizi tashmë është fenomen shoqeror, pasi ai ka marrë ndjekës në rrjetet sociale me shumë se Rama-Berisha-Meta. Këto ditë edhe Eurosong u habit se si Luiz Ejlli me një kengë të vitit 2006 u ngjit në vendin e dytë të rënditjes se krejt historisë së këtij festivali europian. Për një muaj ai mori 1.5 milionë shikues të kengës së tij të para 17 viteve!

Luizi nuk ka se si ta dijë këtë që ka ndodhur me Eurosong, ai tashmë është një milioner, por akoma nuk ka informacion pasi është i mbyllur në shtëpinë e Big Brother.

Por çfarë ndodhi këtë të shtunë që lamë pas? Pasi Dea (një lojtare në Big Brother) nxori në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, u krijua një situatë e pazakontë dhe e nderë në shtëpi.

Në fakt Dea nxori mllef e nuk bëri lojë. Asaj iu dha shansi nga “Vëllai i Madh” që të përzgjidhte tre veta që do të shkonin në çast në televotim, ku njeri duhej të linte shtëpinë pa kthim. Ajo vendosi për tre kundërshtarët, gjë që nuk u pëlqye nga shikuesit.

Këtë e tregon edhe fakti që pas nomimit prej saj të Luizit, Kiarës dhe Efit në rrjetet sociale shpërthyen në kor kundër Deas. Shumë prej ndjekësve të Deas hoqën follow nga Instagrami i saj.

Në këtë çast sapo u tha se Dea ka nominuar treshen, Luizi e humbi pusullën. U tërbua. Harroi se ç’thoshte, pasi tha se nuk ishte lojë, por hakmarrje ndaj tij dhe Kiarës, gruas së ardhshme.

Luizi i tha Deas se do e shkeli me kembë. Ishte situatë që nuk do ta bënte kurrë Luizi, por nga zemërimi e tha. Nga ana e saj Dea bërtiste, pasi e kapi mat-live Luizin me këtë shprehje.

Dea ankohej: “Luizi ka gjysmë ore dhe më thotë do të të zhgarravis, do të të shkel me këmbë dhe ke për ta parë çfarë videosh do të dalin ty. Ju lutem merrni masa për këtë njeri”.

Këtu loja kalojë në duel, jo fizik, por verbal. Situata po tensionohej shumë. Luizi për hir të dashurisë për pak hoqi dorë nga Big Brother. Në fakt kjo tregon virtytin e dashurisë. Ndaj publiku prapë mbeti me Luizin.

Arbana Osmani, një moderator e shkëlqyer, por me një nuhatje prej dreqi e ndjeu se Luizi mund ti humbte të gjitha, natyrisht jo dashurinë, por prej fjalorit momental po rrezikonte vazhdimin e Big Brother.

Arbana e dërgoj me nxitim drejt Dhomës së Rrëfimit, Luizin. Por Luizi nuk hante pykë nga lutjet e Arbanës, e cila përveçse se drejtuese, mbetet njeri së pari dhe e dinte se dashuria han edhe hekurin! Ndaj lutej dhe insistonte që Luizi të kërkonte falje publike, Deas.

Arbana pikësëpari ruajti vlerat e publikut, pra se nuk duhet përçuar ky rast nervozizmi si etalon për ata që ndjekin, të cilët janë miliona vetë.

Së dyti Arbana ruajti Big Brother. E themi këtë sepse nëse Luizi përjashtohej mbrëmë, Big Brother i këtij viti mbaronte po mbrëmë dhe turra e rrjeteve sociale do të ishte një masakrim, por jo ndaj Luizit!

Arbana natyrisht ruajti me finesë edhe Luizin. Ai është artist, fenomen dhe mbi të gjitha njeri me mish e gjak, si çdo njeri kur i preket dashuria, merr zjarr. Paçka se ishin në lojë, por edhe në lojë ka lojtarë skutha apo të këqinjë që e duan Luizin të “pjekur” në hell.

Arbana Osmani ishte mbrëmë kryelajmi nga Big Brother! Elokuenca dhe finesa e saj shpëtoi Big Brother dhe Luizin.

Zjarr Tv Ad