Si u kthye Shqipëria në ‘nevojtoren’ e Edi Ramës!

0
573
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Çim Peka

Në tetor 2011, Presidenti Obama njoftoi përfundimin e luftës në Irak dhe tërheqjen e trupave amerikane deri në fund të atij viti.

Në vitin 2012, qeveria e SHBA-ve dhe Shqipërisë ranë dakord që Shqipëria të strehonte 213 muxhahedinë iranianë, të organizatës MEK, të cilët do të zhvendoseshin nga Kampi Ashraf në Irak. Shvendosja e pjesës tjetër u negociua nga administrata Obama edhe me qeveri të vendeve të tjera, por pa sukses.

Në gusht të vitit 2013 inspektorët ndërkombëtar provuan se Siria kishte përdorur armë kimike në luftën civile e cila kishte filluar me pranverën arabe në vitin 2011.

Presidenti Obama refuzoi të zbatonte ‘vijën e kuqe’ që kishte vendosur në rast të përdorimit të lëndëve apo armëve kimike.

Në shtator të vitit 2013, Edi Rama ju vetëofrua SHBA-ve dhe Rusisë për të vënë në dispozicion territorin e Shqipërisë si vend ku do të shkatërroheshin këto armë kimike.

Në vjeshtën e vitit 2013, për shkak të protestave në Tiranë kundër ardhjes së armëve kimike, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Marrëdhëniet e tij dhe qeverisë së SHBA pësuan krisje të fortë dhe u ngrinë.

Në nëntor të vitit 2013, filluan negociatat midis shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB plus BE dhe Iranit për marrëveshjen në lidhje me armët bërthamore të Iranit.

Kur në pranverën e vitit 2015, pavarësisht lobimit tepër të fuqishëm, Ramës ju refuzua një vizitë në Shtëpinë e Bardhë (Presidenti serb Vuçiç u prit nga Nënpresidenti Biden), atëherë Rama përsëri u vetofrua të pranonte në Shqipëri të gjithë anëtarët e Kampit Ashraf në Irak, në këmbim të një vizite zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Ministri Jashtem Ditmir Bushati vizitoi pa zhurmë Washingtonin në prill të vitit 2015.

Administrata amerikane, dhe personalisht Presidenti Obama kishte përcaktuar si prioritetin numër një arritjen e një marrëveshje në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Në korrikun e vitit 2015 u nënshkrua JCPA (Joint Comprehensive Plan of Action) midis P5+BE dhe Iranit.

Në këmbim të marrjes së tyre në Shqipëri, në vitin 2016 Rama u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Obama dhe Nën presidenti Biden,

Në nëntor 2016, Donald J Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ndryshon Politikën e SHBA ndaj Iranit me 180 gradë, midis të tjerash, duke anuluar marrëveshjen për armët bërdhamore. Opozita politike e Iranit e vendosur në Shqipëri shndërrohet në faktor dhe aktor kryesor të kësaj politike të re.

Më 10 maj 2019, Kongresi amerikan inicioi në mënyrë bi-partizane Rezolutën nr. 374 ‘Për dënimin e terrorizmit të sponsorizuar shtetëror të Iranit, dhe shprehjen e mbështetjes mbi dëshirën e popullit të Iranit, për një Republikë të Iranit demokratike, laike dhe jo-bërthamore’.

Pika 2 e Rezolutës: ‘I bën thirrje agjencive relevante të Qeverisë së SHBA-ve, që të punojnë me aleatët europianë, duke përfshirë edhe ata në Ballkan, ku Irani e ka zgjeruar praninë e tij, të mbajnë Iranin përgjegjës për thyerjen e privilegjeve diplomatike, dhe t’u bëjnë thirrje vendeve që të parandalojnë aktivitetet malinje të misioneve diplomatike të regjimit Iranian, me synimin për t’i mbyllur ato, duke përfshirë edhe ambasadën e Iranit në Shqipëri’.

Në nëntor 2020, ish zv presidenti i Obames, Joe Biden zgjidhet president dhe zhbën Politikën e Trump ndaj Iranit, duke rifilluar negociatat për një marrëveshje të re për armët bërthamore me Iranin, midis të tjerash. Opozita politike e Iranit, MEK shndërrohet në pengesë ndaj një afrimi të ri midis SHBA-ve dhe Iranit.

Si rezultat i nevojës së Edi Ramës për të qëndruar në pushtet ai e ktheu shqipërinë në “nevojtoren” personale të tij. Tani që SHBA-ve i duhet më shumë regjimi i Iranit se opozita e saj, Rama duket se ka marrë lejen për të kënaqur orekset e regjimit të Iranit duke sulmuar opozitën iraniane në Manz, e cila në mënyrë indirekte i mundësoi lejen për të vjedhur dy mandate qeverisëse. Dhe kur është puna për të sulmuar opozitat dhe mbështetur regjimet, Rama është në habitatin e vet.

Zjarr Tv Ad