Si u përlanë 30 milionë euro? Incineratorët shmangën bankat, paguan me 150 mijë lekë

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në skemën e evazionit me 30 milionë euro te incineratorët, ideatorët kanë bërë të mundur dhe shmangien e bankave. Për këtë janë shfrytëzuar hapësirat ligjore, ku pagesat lejohen kesh deri në 150 mijë lekë. Sipas LSI bëhet fjalë për fatura të frutave ekzotike dhe të ujit.

30 milionë euro rezulton të jetë shuma që kanë marrë 12 kompanitë e përfshira në kontratat e shitblerjes me incineratorët. Përmes shitjes fiktive te pensionistët, apo mbledhësit e kanaçeve, e po ashtu duke përdorur edhe firmat e personave që kanë ndrruar jetë, duket se është synuar që të shmanget gjurmimi i transferimit të shumave të mëdha.

Megjithatë ideatorët e skemës kanë menduar edhe se si të shmangin bankat, pasi kalimi i fondeve përmes llogarive zyrtare do të bëhej e detyrueshme që administratorët e kompanive të paraqiteshin direkt.

Viktimat e incineratorëve në SPAK, ishte mbledhëse kanacesh, po figuronte biznesmene

Duke shmangur hapësirat ligjore, pagesat janë bërë me para në dorë prej incineratorëve te subjektet që kanë lëshuar faturat, të paktën sipas akuzave të LSI.

Kështu shuma prej 30 milionë euro është ndarë në pagesa deri në 150 mijë lekë, shumë kjo e lejuar të paguhet kesh sipas përcaktimeve ligjore.

Ndërkaq nga SPAK ende nuk janë marrë hapa për të pyetur themeluesit e kompanive, apo qoftë dhe aksionerët fiktivë. Së paku për këtë ende nuk ka një deklaratë zyrtare

Po sipas kësaj force politike te kompanitë e përpunimit të mbetjeve janë shitur fruta ekzotik dhe ujë. Ndërsa rezulton se të tjera fatura janë ato të dhëna e të marra me kompanitë e ndërtimit, por në këtë rast pagesat janë bërë përmes bankave.

Dy vite më parë ishte lsi që denoncoi aferën e incineratorëve e prej asaj kohe janë mbyllur hetimet për elbasanin dhe fierin ku pavarësisht urdhër arresteve dy pronarët janë ende në kërkim.

Zjarr Tv Ad