Silva Bino: Kemi marrëveshje për 1.6 milionë vaksina, 450 mijë doza do të vijnë në mars…

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e Shërbimit Infektiv në ISHP, Silva Bino, u shpreh se; deri në fund të shkurtit, në Shqipëri do të kenë ardhur më shumë se 450 mijë vaksina.

Bino, në fjalën e saj duke shpjeguar fazat se si kjo vaksinë do të mbërrijë në vend, ajo tha se; pjesa e parë prej 10 mijë dozave, do të vijë në javën e tretë të janarit, më pas në shkurt do të vijnë 30 mijë doza dhe në fund të shkurtit apo fillim të marsit, do të vijnë gradualisht 450 mijë doza.

“Kemi marrëveshje me Pfizer dhe Covax. Covax ka një kontratë me Pfizer dhe ne do të marrim një pjesë nga Covax, përpara marsit”, u shpreh Bino.  Shefja e Shërbimit Infektiv në ISHP, gjithashtu tha se; Shqipëria ka marrëveshje deri në këto momente për 1.6 miliona vaksina.

“Sipas marrëveshjeve kemi 1.6 milionë vaksina për të vaksinuar 800 mijë veta. Shqipëria ka kapacitetet për të vaksinuar deri në fund të vitit të gjithë grupet e popullatës”, kështu u shpreh Silva Bino.

Zjarr Tv Ad