Pëllumb Pipero: Ja kur do të jetë fundi i pandemisë…

0
361
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Pëllumb Pipero, ka treguar se kur parashikohet të jetë fundi i pandemisë.

Pipero, i ftuar në A2CNN, është shprehur se; gjysma e dytë e marsit, do të shënojë fundin e pandemisë, duke patur parasysh që fundi i 2020, shënon valën e dytë dhe janari e shkurti i këtij viti, shënojnë valën e tretë të kësaj pandemie.

Kjo pandemi nuk mund të ndahet me valë ky është virus respirator që ka ecurinë e tij fiziologjike. Fundi i vjeshtës konsiderohet si vala e dytë. Unë besoj që gjysma e dytë e janarit dhe shkurti do konsiderohet si vala e tretë dhe nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë definitivisht fundi i pandemisë që është në ulje graduale dhe të qëndrueshme”.- kështu është shprehur Pipero.

Gjithashtu, mjeku është pyetur edhe se nga është siguruar vaksina. Për këtë, Pipero tha se; e rëndësishme është që nisi procesi i vaksinimit, i cili shënon dhe fillimin e fundit të pandemisë.

“Rëndësi që dozat e para të vaksinës erdhën. Kam konstatuar që vaksina ishte e ruajtur dhe procesi i vaksinimit u krye sipas standardeve bashkëkohore dhe të rekomanduara. Duke nisur nga origjina e vaksinës dhe kushtet e ofruara gjithçka ishte normale. Një vaksinë e prodhuar në kushte emergjence në një pandemi të jashtëzakonshme mendoj që do të shoqërohet me shumë pikëpyetje sa i takon shpejtësisë, teknologjisë dhe efikasitetit të prodhimit të vaksinës. Ne jemi mësuar që një vaksinë duhet të kalonte 18-24 muaj që me këtë vaksinë nuk ndodhi, po kushte e emergjencës bënë të mundur që duke ruajtur parametrat e sigurisë dhe efekteve anësore disa hallka të provave në kafshë të tejkaloheshin dhe nuk është kaluar asnjë hallkë në persona vullnetarë. Ne kemi prodhuar një vaksinë të sigurt, me efekte anësore afatshkurtra që dihen dhe me disa pikëpyetje për efektet anësore afatgjata. Në Shqipëri ne nuk i shpëtojmë dot paragjykimeve”, –  kështu është shprehur mjeku Pëllumb Pipero.

Zjarr Tv Ad