Flet Mira Rakacolli: Ja sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar deri tani…

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur rreth vaksinimit, ku ka theksuar se; të parët që do të vaksinohen, janë të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët janë më të rrezikuar.

Gjithashtu, Rakacolli tha se pas mjekëve, infermierëve e sanitarëve, do të vaksinohen ata më të moshuarit dhe më pas, ata me sëmundje shoqëruese.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se deri më tani, janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë.

“Duke filluar nga ata në vijën e parë. Dhe pastaj do të vazhohet në shtëpinë e të moshuarve dhe në grupet e tjera. Duke filluar nga më të moshuarit deri tek më të rinjtë.

Mbasi të mbarojë vaksinimi i stafit mjekësor prioritet kanë ata më të moshuarit dhe të sëmundjeve shoqëruese. Do të vaksinohen të gjithë mjekët në të gjithë vendin, por ka një radhë. Siç po bëhet në të gjithë botën. 130 persona janë vaksinuar deri tani, mjekë dhe infermierë të spitaleve. Deri tani nuk ka thënë asnjë jo,” ka thënë Mira  Rakacolli, për “repolitix”.

Ajo tha se; nga personat e vaksinuar deri më tani, askush nuk ka shfaqur efekte anësore.

“Ata që janë vaksinuar janë mirë është krijuar nje komision për të vlerësuar efektet anësore. Do ndiqen vazhdimisht. Deri tani nuk ka asnjë. Ekipet janë në gadishmëri për këdo që do të getë nevojë,” ka thënë ajo.

Zjarr Tv Ad