Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spital

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti italian, Silvio Berlusconi është shtruar sërish në spital pasditen e së premtes.

Sipas medieve italiane, ish-kryeministri ndodhet aktualisht në spitalin San Raffele për teste të planifikuara në lidhje me patologjinë e njohur hematologjike, pasi ai vuan nga sëmundja e rëndë e leuçemisë.

Kjo është hera e tretë që 86-vjeçar shtrohet në spital.

Berlusconi u shtrua më 27 mars të këtij viti për disa analiza në lidhje me problemet e zemrës, pastaj më datë 5 prill, ai u dërgua me urgjencë pasi kishte dhimbje të forta dhe qëndroi në spital për 45 ditë.

Gjatë qëndrimit të tij, mjekët konfirmuan se presidenti italian ishte trajtuar për një lloj leuçemie kronike.

Teksa ishte në spital në prill dhe maj, Berlusconi iu drejtua anëtarëve të partisë në një konference online duke u thënë se ishte gati të kthehej në punë, por ai është shtruar sërish dhe nuk dihet e ardhmja e tij në politikë.

Deri tani nuk ka asnjë pasardhës të caktuar për të zëvendësuar Berlusconin si kryetar i Forz Italia.

Zjarr Tv Ad