Sinan Hoxha flet hapur: Në fillim e bëra për humor, tani ma ka bërë vërtet gruaja 8 me 2

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Sinan Hoxha, i ftuar në emisionin E-Show nën moderimin e gazetarit Ermal Qori tregoi një sekret për martesën e tij.

Gazetari e pyeti drejtpërdrejt Sinanin nëse bashkëshortja e tij Andrra Destani ia ka bërë 8 me 2.

Me një përgjigje epike Sinani tha se në fillim e bëri me humor atë këngë por pastaj pranon me shumë krenari që bashkëshortja ia ka bërë 8 me 2.

‘Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra. Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt mjaltë’, tha këngëtari.

Zjarr Tv Ad