Sindikata e Policisë: Ardi Veliu ka shkelur ligjin, nuk duhet të jetë në detyrë

0
298
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sindikatave e Policëve kërkon që Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të shkarkohet nga detyra. Në një dalje për mediat, pas seancës dëgjimore të vettingut, kreu i sindikatës Sadetin Fishta tha se Veliu ka shkelur ligjin.

Fishta: Që kur ka ardhur drejtori i përgjithshëm, ky marrëdhëniet i ka pasur në nivelet zero. Edhe në sqarimet që i dha komisionit lidhur me ankesën e sindikatës ai u shpreh se ligji parashikon që të ketë shumë sindikata. Kjo nuk e ka ndaluar drejtorin që marrëdhëniet me sindikatën ti ndërtojë sipas marrëveshjes që është në fuqi. Ai nuk e ka njohur këtë marrëveshje. Shkelja e ligjit është sepse ka larguar edhe drejtues sindikate nga detyra, ka emëruar në kundërshtim me ligjin edhe drejtues që nuk i përputhet vendi i punës me gradat që ka dhe nuk ka zbatuar vendimet e gjykatave, që ai i ka detyrim ligjor. Për mendimin tonë drejtori nuk ka dhënë ndonjë kontribut për ta çuar këtë organizatë në nivelin që duhet.

Zjarr Tv Ad