Sindrid Guri shpërthen në Belgjikë, dy gola për Edi Reja

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Periudha e vështirë ka kaluar, teksa Sindrid Guri ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin belg. Sulmuesi shkodran luajti ndeshjen e parë si titullar në javën e dytë të Jupiler League, duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij Oostende. Kjo e fundit kaloi 3-1 Cercle Brugge dhe për këtë sukes duhet t’i falet futbollistit shqiptar.

Vendasit e panë veten shumë shpejt në dizavantazh me golin e pësuar në minutën e 7-të. Guri i hapi rrugën përmbysjes së madhe që në pjesën e parë, duke barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 32-të. Të zotët e shtëpisë kthyen shifrat në favorin e tyre me një autogol të Saadi përpara pushimit.

Me rikthimin në fushë, Guri vulosi fitoren e Oostende me golin e dytë personal në minutën e 87-të. Një triumph personal për sulmuesin shkodran, që I jep një sinjal të rëndësishëm edhe kombëtares, me trajnerin Edi Reja që duhet t’I kthejë sytë edhe nga ai.

Zjarr Tv Ad